Robert Harris është një terapist grupi i kualifikuar nga IGA, Londër në 1986. Për shumë vite ai ka mbajtur postin e Principal Psychotherapist në NHS dhe atë si Psikoterapist Konsultant për komunitetet psikoterapeutike. Z.Harris ka një interes të veçantë në psikopatologjitë dhe jep mësim dhe supervizon në një nivel ndërkombëtar. Ai ka dhënë mësim në programet kualifikuese në Londër dhe UK, Rusi dhe Kazakistan, dhe aktualisht është drejtues i trajnimit të analizës së grupit në Shqipëri, ku ka drejtuar kursin e parë të programit kualifikues në analizë grupi në Shqipëri i cili është i akredituar nga instituti i analizës së Grupit, UK.
Z.Harris ka qënë lektor i ftuar në Universitetin e Londrës, Universitetin e Mançesterit, Univeristetin e Tiranës dhe Universitetin e Kalmya. Për detaje mbi publikime, vizitoni bobharrispsychtherapy.com.